İdris Okuducu
25 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
MOSUL (AA) - Në afërsi të burgut Badosh i cili ndodhet në qytetin Mosul të Irakut gjenden dy varre masive ku ndodhen rreth 500 trupa të të arrestuarve të cilët dyshohen se janë vrarë nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga "Rrjeti Mediatik i Luftës" i lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes thuhet se "Në afërsi të burgut Badosh i cili ndodhet në perëndim të Mosulit janë gjetur dy varre masive ku ndodhen rreth 500 trupa të të arrestuarve të ekzekutuar nga organizata terroriste DEASH."
Në deklaratën ku bëhet e ditur se në njërin varr masiv janë gjetur 30 trupa dhe në tjetrin 470 trupa, thuhet se personat në fjalë janë të arrestuarit dhe të dënuarit të cilët mbaheshin në burgun Badosh përpara se Mosuli të merrej nën kontroll nga DEASH-i.
Burgu Badosh i cili ndodhet 25 kilometra në largësi nga qendra e qytetit në perëndim të Mosulit, është burgu i dytë më i madh i vendit pas burgut Ebu Gurejb.
Sipas deklaratave të forcave të sigurisë së Irakut mësohet se DEASH-i pasi mori nën kontroll Mosulin më 10 qershor 2014, ka ndarë të burgosurit në Badosh sipas Shiitë dhe Sunnitë dhe më pas ka ekzekutuar Shiitët.
Ky ekzekutim në burgun Badosh theksohet se është ekzekutimi i dytë më i madh i kryer nga organizata pas masakrës që ka kryer në bazën ushtarake Spyker në qytetin Tikrit të lidhur me rajonin Salahaddin.
Burgu në fjalë u rimor nga forcat e sigurisë në muajin mars në kuadër të operacionit për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i.