Şerife Çetin,Atila Altuntaş
03 Shtator 2017•Përditësim: 03 Shtator 2017
BRUKSEL (AA) – Aleanca Veri-Atlantike (NATO) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë dënuar ashpër testimin e sotëm të raketës bërthamore nga Koreja e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një reagim të shkruar ka thënë se Aleanca është e zemëruar për veprimin e Koresë së Veriut, e cila vazhdon të destabilizojë rajonin.
“Dënoj ashpër testimet e shpeshta të raketave bërthamore në Kore të Veriut. Kjo është një shkelje e re e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e miratuar në nëntor të vitit 2016”, tha Stoltenberg, sipas të cilit, këto veprime destabilizojnë sigurinë rajonale dhe globale.
Ai i bëri thirrje Phenianit ti jep fund programit bërthamor, për të shtuar se armatimi koreanoverior duhet shkatërruar në mënyrë të sigurtë.
Edhe komisarja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka dënuar ashpër testimin bërthamor të Koresë së Veriut të cilin e ka vlerësuar si një akt shfarosjeje që kërcënon paqen në rajon dhe në botë.
“Mesazhi i BE-së është shumë i qartë. U bëjmë thirrje autoriteteve të Koresë së Veriut të shkatërrojnë armatimin për shkatërrim masiv”, tha Mogherini.
Komisioneri i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka dënuar ashpër testimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe e ka vlerësuar atë si një akt shfarosjeje që kërcënon paqen në rajon dhe në botë.
Reagimet u bënë pasi paraprakisht agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap lajmëroi se Koreja e Veriut ka kryer testim të ri të bombës bërthamore, e gjashta këtë vit.
Dridhje e madhe e tokës është regjistruar sot në mëngjes afër qytetit koreanoverior Hamgyong, në të cilin gjendet kompleksi ushtarak bërthamor Punggyein.