Murat Ünlü
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
PARIS (AA) – Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit në Paris të Francës sot në qytet dhe 22 lagjet periferike nuk do të mund të kyçen në trafik rrugor automjetet private targat e të cilave përfundojnë me numër tek, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga prefektura, janë bërë ndryshime në komunikacion për shkak të ndotjes së ajrit. Me ndryshimin e gjashtë në 20 vitet e fundit sot në kryeqytet dhe 22 lagjet periferike të tij do të mund të kyçen në trafikun rrugor vetëm automjetet private me targa që mbarojnë me numër çift, si dhe automjetet elektrike apo ato hibride.
Në trafik do të lejohen edhe automjetet me targa me numra të fundit tek, me kusht që në automjet të ketë më shumë se tre udhëtarë.
Mjetet e transportit publik në qytet do të mund të përdoren pa pagesë.