Ramazan Turgut
05 Nëntor 2017•Përditësim: 05 Nëntor 2017
RIAD (AA) - Me dekretet mbretërore të lëshuara nga mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, janë bërë disa ndryshime në qeveri dhe në forcat e armatosura, transmeton Anadolu Agnency (AA).
Sipas dekreteve të botuar në agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA, mësohet se janë ndryshuar ministrat e Gardës Mbretërore, Ekonomisë dhe Planifikimit si dhe komandanti i Forcave Detare.
Është shkarkuar nga detyra e ministrit të Gardës Mbretërore emiri Mutab bin Abdullah bin Abdulaziz, i cili njihet për afërsinë që ka patur me princin Muhammed Bin Nayif, dhe në vendin e tij është emëruar emiri Halid bin Abdulaziz Al Mukrin. Ndërsa në vendin e ministrit të Ekonomisë dhe Planifikimit inxhinierit Adil bin Muhammed Fakih është emëruar Muhammed bin Mezid Et-Tuveyciri.
Krahas ndryshimeve në kabinet në Arabinë Saudite janë bërë ndryshime edhe në komandën e Forcave Detare, ku pasi është liruar nga detyra komandanti i Forcave Detare Abdullah bin Sultan bin Muhammed, në këtë post është emëruar Fehd bin Abdullah el-Gafili. Gjithashtu për të penguar korrupsionin në vend është marrë vendimi për ngritjen e një komisioni për luftën kundër korrupsionit.
Komisioni i cili është vendosur të formohet nën kryesimin e princit Muhammed bin Selman, theksohet se do të luftojë kundër personave, institucioneve dhe organizatave që përfshihen në raste të korrupsionit dhe të ryshfetit.