Abdulbesar Ademi
01 Maj 2025•Përditësim: 02 Maj 2025
Ndërtesa Empire State në New York City ka shënuar 94-vjetorin e saj me një shfaqje dritash verbuese, raporton Anadolu.
Kulla ikonike u hap zyrtarisht më 1 maj të vitit 1931, kur presidenti Herbert Hoover ndezi dritat e ndërtesës nga distanca, respektivisht nga Washington D.C.
Ndërtesa Empire State është një nga rrokaqiejt më ikonik në botë, pasi në fillim ishte 381 metra e lartë, ndërsa me antenën e saj lartësia shkoi në 443 metra, duke e bërë atë ndërtesën më të lartë në botë deri në vitin 1970.
Ajo ka 102 kate dhe ishte ndërtesa e parë në botë me mbi 100 kate.
Ndërtimi i Empire State u përfundua në vitin 1931 gjatë Depresionit të Madh dhe u deshën vetëm 13 muaj për t’u ndërtuar, që në atë kohë u konsiderua një arritje e jashtëzakonshme.