Mustafa Keleş
20 Prill 2017•Përditësim: 21 Prill 2017
NEW YORK (AA) - Me rastin e 150 vjetorit të themelimit të revistës së modës "Harper’s Bazaar", simboli i New York-ut, Empire State është ndriçuar me ballinat e fotografive të revistës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Empire State janë shfaqur vetëm disa nga ballinat e fotografive që kanë shënuar 150 vjetorin e historikut të revistës.
Në mesin e tyre janë fotografitë e personaliteteve të shquar si Audrey Hepburn, Reese Witherspoon i Gwyneth Paltrow.
Në mesin e fotografive të projektuara gjenden edhe punimet e Andy Warhola dhe Richard Avedon. Projektimi i fotografive në 42 kate ka zgjatur nga ora 20:30 deri në mesnatë, ndërsa drejtoria e revistës nuk ka dashur të flasë mbi shpenzimet e projektit.