Ekip
14 Korrik 2019•Përditësim: 15 Korrik 2019
Të paktën 45 persona e kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë llogariten të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat mosun në Nepal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për menaxhim me katastrofat natyrore në Nepal thotë se 31 persona u mbuluan nga dheu ose i kanë marrë ujërat e rrëmbyeshëm.
Si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitjeve të tokës në Nepal janë bllokuar nëntë autostrada kryesore ndërsa shërbimet kompetente janë në terren.
Sezoni i shirave mosun në Nepal fillon në qershor dhe zgjat deri në shtator.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të cilat zgjasin nga e premtja kanë shkaktuar dëme edhe në pjesët tjera të Azisë Jugore.
Zyrtarët në verilindje të Indisë njoftuan për dhjetra të vdekur ndërsa nga fatkeqësia natyrore janë prekur mbi një milion njerëz.