Bedrudin Brlyavac
07 nëntor 2015•Përditësim: 07 nëntor 2015
KATHMANDU (AA) - Ish-futbollisti anglez David Beckham gjatë një vizite në Nepal luajti futboll një kohë të shkurtër me studentët e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast ai tregoi se ende është në formë edhe pse një kohë të gjatë nuk është aktiv në këtë sport.
Ish lojtari i kombëtares angleze tërheqi vëmendjen e madhe të të rinjve, por edhe tërë opinionit në atë vend.
Pas një loje të shkurtër u fotografua me ata që ishin mbledhur për të parë këtë futbollist të dikurshëm.
Përndryshe, Beckham ndodhet në vizitë një-ditore në Nepal për ndeshjet bamirëse në kuadër të aksionit në mbledhjen e fondeve për UNICEF-in.