Yunus Kaymaz
21 Maj 2024•Përditësim: 21 Maj 2024
Nesër do të përcaktohet fituesi i UEFA Ligës së Evropës, organizimi i dytë më i madh i nivelit të klubeve në futbollin evropian, raporton Anadolu.
Në finalen që do të luhet në Dublin, kryeqyteti i Irlandës, do të përballen klubi gjerman Bayer Leverkursen i cili ka thyer rekorde duke mos humbur 51 ndeshje në të gjitha garat që ka marrë pjesë dhe klubi italian Atalanta. Fituesi do të jetë kampioni i 53-të i turneut.
Arbitri i ndeshjes do të jetë nga Rumania, Istvan Kovacs.
Dublin Arena me një kapacitet prej 51 mijë e 711 persona, u hap në vitin 2010. Ky stadium organizoi edhe finalen e vitit 2011 në UEFA Ligën e Evropës, ku Porto e fitoi Bragën me rezultat 1-0.
Këtë turne, nga viti 1971 e deri më tani, më së shumti e kanë fituar klubet spanjolle, duke e fituar atë 14 herë.
Pas spanjollëve vijnë anglezët dhe italianë me nga 9 kampionate të fituara.
Gjithashtu edhe një ekip turk, Galatasaray, e fitoi këtë kupë në sezonën 1999-2000, duke e mposhtur Arsenalin.