İdiris Okuduci
21 Maj 2024•Përditësim: 21 Maj 2024
Ushtria izraelite njoftoi se një nga komandantët e Hezbollahut në terren është vrarë në një sulm ajror në jug të Libanit, transmeton Anadolu.
Lidhur me këtë çështje është bërë një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite.
Në deklaratë thuhet se në shënjestër ishte Kasim Afif Saklavi, komandanti i fushës bregdetare, përgjegjës për njësinë raketore të Hezbollahut.
Theksohet se sulmi është krye dje me një dron pranë qytetit Sur në jug të Libanit.
- Hezbollahu konfirmon vdekjen e Saklavit
Lëvizja Hezbollah konfirmoi në deklaratën e saj se Saklavi u vra, pa dhënë detaje.
Numri i anëtarëve të vrarë të Hezbollahut në përleshjet me Izraelin që nga 8 tetori 2023 është rritur në 307.
Gjithashtu u njoftua se në përleshje humbën jetën 61 civilë libanezë, 19 nga Lëvizja Amal, 13 nga Hamasi, 15 anëtarë të Xhihadit Islamik, 14 ushtarë izraelitë dhe 10 civilë izraelitë.