Övünç Kutlu
12 Korrik 2018•Përditësim: 13 Korrik 2018
NEW YORK (AA) - Seriali fantastik i rrjetit televiziv HBO, Game of Thrones, mori numrin më të lartë të nominimeve për edicionin e 70-të të Emmy Awards, por Netflix u bë rrjeti televiziv më i nominuar këtë vit, njoftoi organizatori Television Academy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Game of Thrones kryesoi të gjitha shfaqjet televizive me nominime në 22 kategori, pasuar nga Westworld i HBO-së dhe shfaqja shumëvjeçare e NBC-së Saturday Night Live me nga 21 nominime.
Në total, HBO mori 108 nominime këtë vit, por Netflix siguroi 112 për të kryesuar të gjitha rrjetet televizive.
Në këtë mënyrë, Netflix i dha fund suksesit 17-vjeçar të HBO-së, i cili në këtë periudhë ka qenë rrjeti më i nominuar.
Julia Louis-Dreyfus, e cila ka fituar tetë Emmy për aktrim dhe tre për produksion, nuk u nominua këtë vit, për herë të parë që nga viti 2011.
Pasi Louis-Dreyfus njoftoi shtatorin e kaluar se është duke luftuar kundër kancerit të gjirit, sezoni final i serialit Veep ishte shtyrë për shkak të trajtimit të saj.
Ceremonia e edicionit të 70-të të Emmy Awards do të mbahet në Teatrin Microsoft në Los Angeles më 17 shtator dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në NBC.
Lista e kategorive të përzgjedhura dhe nominimeve në këto kategori është si në vijim:
- Seriale dramë:
"The Americans" (FX Networks)
"The Crown" (Netflix)
"Game of Thrones" (HBO)
"The Handmaid's Tale" (Hulu)
"Stranger Things" (Netflix)
"This Is Us" (NBC)
"Westworld" (HBO)
- Seriale komedi:
"Atlanta" (FX Networks)
"Barry" (HBO)
"black-ish" (ABC)
"Curb Your Enthusiasm" (HBO)
"GLOW" (Netflix)
"The Marvelous Mrs. Maisel" (Prime Video)
“Silicon Valley” (HBO)
“Unbreakable Kimmy Schmidt” (Netflix)
- Roli kryesor mashkull në seriale dramë:
Jason Bateman, "Ozark"
Sterling K. Brown, "This Is Us"
Ed Harris, "Westworld"
Matthew Rhys, “The Americans”
Milo Ventimiglia, "This Is Us"
Jeffrey Wright, "Westworld"
- Roli kryesor femër në seriale dramë:
Claire Foy, "The Crown"
Tatiana Maslany, "Orphan Black"
Elisabeth Moss, "The Handmaid's Tale"
Sandra Oh, "Killing Eve"
Keri Russell, “The Americans”
Evan Rachel Wood, "Westworld"
- Roli kryesor mashkull në seriale komedi:
Anthony Anderson, “black-ish”
Ted Danson, "The Good Place"
Larry David, "Curb Your Enthusiasm"
Donald Glover, "Atlanta"
Bill Hader, "Barry"
William H. Macy, “Shameless”
- Roli kryesor femër në seriale komedi:
Pamela Adlon, "Better Things"
Rachel Brosnahan, "The Marvelous Mrs. Maisel"
Allison Janney, "Mom"
Issa Rae, "Insecure"
Tracee Ellis Ross, “black-ish”
Lily Tomlin, “Grace and Frankie”