Mustafa Keleş
16 nëntor 2016•Përditësim: 16 nëntor 2016
NEW YORK (AA) – Policia e New York-ut ka rritur masat e sigurisë para shënimit të Ditës së Falënderimeve, pas kërcënimit të terroristëve të DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët në New York kanë marrë vendim për të rritur masat e sigurisë pasi që organizata terroriste DEASH ka bërë publike pretendimet e saj se objektivi i ardhshëm i tyre është 24 nëntori, apo shëtitja me rastin e Ditës së Falënderimeve në qendër të New York-ut.
Revista propaganduese e DEASH-it Rumiyah ka botuar një shkrim ku thotë se 24 nëntori, Dita e Falënderimeve është një shënjestër dhe shans ideal për sulm me autobombë.