Furkan Naci Top
16 nëntor 2016•Përditësim: 16 nëntor 2016
ATHINË (AA) - Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, mbrëmë janë mbajtur protesta kundër vizitës së presidentit amerikan në largim, Barack Obama, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë protestave janë raportuar edhe përplasje mes përkrahësve të grupeve të ekstremit të djathtë dhe policisë.
Në kohën kur Obama dhe kryeministri grek, Alexis Tsipras, po mbanin konferencë për media, grupi prej rreth 7000 protestuesish anti-amerikanë u përpoqën të depërtojnë përmes kordonit policorë në rrugën Panepistimio e cila çon në qendër të qytetit.
Turma e demonstruesve, të cilët dëshironin të mbanin një marsh proteste para ambasadës amerikane në Athinë, me shkopinj dhe kokteje molotovi kanë sulmuar policinë, e cila u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës.