Adam Abu-bashal
10 Qershor 2020•Përditësim: 11 Qershor 2020
Si pasojë e një sulmi të armatosur nga organizata terroriste Boko Haram në pjesën verilindore të Nigerisë, shtetit në Afrikën Perëndimore, 69 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, anëtarët e Boko Haram hapën zjarr pasi mbërritën në fshatin Foduma Kolomaiya në rajonin Borno.
Si pasojë e sulmit u vranë 69 njerëz, shumë të tjerë u plagosën si dhe shumë shtëpi u dogjën dhe rreth 100 bagëti të trasha ngordhën.
Ndërsa zv.zëdhënësi i ushtrisë së Nigerisë ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me ngjarjen.
-
Në dy muajt e fundit janë neutralizuar 1.429 anëtarë të organizatës Shefi Shtabit të Ushtrisë, Tukur Yusuf Buratai, të hënën njoftoi se në operacionet e ndërmarra dy muajt e fundit kundër Boko Haram janë neutralizuar 1.429 anëtarë të organizatës.
Që nga viti 2009, mbi 20 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e akteve të dhunës masive të Boko Haram-it, organizatë e cila është aktive nga fillimi i viteve 2000 në Nigeri.
Organizata që nga viti 2015 e deri më tani ka ndërmarrë sulme edhe në shtetet fqinje si Kamerun, Çad dhe Niger. Të paktën 2.000 persona e kanë humbur jetën nga sulmet e organizatës në pellgun e liqenit të Çadit.