Gökhan Kavak
08 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
ABUXHA (AA) - Shtatëdhjetë për qind e barnave që shiten në Nigeri janë false, ka pohuar Prof. Andrew Nevin në Konferencën Nacionale të Farmaceutikës në Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nevin ka rikujtuar se përdorimi i barnave false ndikon negativisht në ekonominë e vendit dhe te popullata, duke apeluar te qeveria e Nigerisë të ndërmarrë masa ndaj këtyre barnave.
Ai theksoi se 100 mijë njerëz në vit humbin jetën në tërë Afrikën si rezultat i barnave false.
Qindra persona në Nigeri vdesin si pasojë e sëmundjeve epidemike, siç janë kolera, poliomieliti, malaria, diarreja dhe virusi i lisë së majmunit.