Mustafa Melih Ahıshalı
03 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
Një tërmet me fuqi prej 5 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Ilam, në perëndim të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Qendra për Sizmologji e Universitetit në Teheran thuhet se epiqendra e tërmetit që është regjistruar në ora 12:46 sipas kohës lokale, ka qenë në qytetin Salih Abad.
Lëkundja është regjistruar në thellësi prej 11 kilometrash. Ende nuk ka informacione për viktima eventuale në njerëz.