Sibel Uğurlu
26 Mars 2019•Përditësim: 27 Mars 2019
Një ushtar i Azerbajxhanit ka rënë dëshmor në një përplasje në vijën e frontit me Armeninë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit, transmton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ministria tha se forcat armene shkelën armëpushimin dhe martirizuan një ushtar, të identifikuar si Ellez Ellezov.
Azerbajxhani dhe Armenia mbeten në mosmarrëveshje rreth rajonit të pushtuar të Karabakut. Karabaku u pushtua në vitin 1991, ndërsa ende pritet zbatimi i një procesi të paqes.