Bota

Në Chicago hapet Panairi i automjeteve të modifikuara

Në panair janë ekspozuar mbi 500 lloje të ndryshme të automjeteve të modifikuara siç janë vetura, kamionetë, motoçikleta dhe kamionë

Bilgin S. Şaşmaz  | 11.03.2018 - Përdıtësım : 12.03.2018
Në Chicago hapet Panairi i automjeteve të modifikuara

Chicago

CHICAGO (AA) – Në qytetin amerikan të Chicagos është hapur Panairi i automjeteve të modifikuara ”World of Wheels” në të cilin janë ekspozuar mbi 500 automjete, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panairin i cili po mbahet në qendrën Donald E. Stephens janë ekspozuar mbi 500 lloje të ndryshme të automjeteve të modifikuara siç janë vetura, kamionetë, motoçikleta dhe kamionë. Në edicionin e sivjemë, të 56-in me radhë janë prezantuar edhe pjesë rezervë por edhe pajisje për mbrojtje dhe pastrim të automjeteve.

Vëmendjen e veçantë të vizitorëve e kanë tërhequr modelet dhe çmimet e automjeteve, në veçanti ato të oldtajmerëve.

Pritet që ky panair, i cili mbyllet sonte, të vizitohet nga 100 mijë njerëz.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın