Ahmet Gürhan Kartal
19 Gusht 2020•Përditësim: 19 Gusht 2020
Të paktën 9 persona të lidhur me grupin terrorist IRA e Re janë arrestuar në Irlandën e Veriut në një operacion të gjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Falë punës së Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut dhe partnerëve, dje 9 persona që besohet se ishin të lidhur me IRA-n e Re u arrestuan në bazë të veprës për terrorizëm", shkroi në Twitter, Brweet Lewis, sekretari i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Irlandën e Veriut.
"Ky ishte një operacion i rëndësishëm dhe paraqet një hap pozitiv drejt ruajtjes së paqes së qëndrueshme në Irlandën e Veriut", shkroi ai.
Lewis tha se "republikanët e dhunshëm disidentë shkaktojnë dëme të konsiderueshme për komunitetet dhe strukturën e shoqërisë".
Duke përshkruar arrestimet si "një hap të mirëpritur" për ruajtjen e paqes në Irlandën e Veriut, ai tha se puna kolektive duhet të vazhdojë të "mbrojë publikun nga dëmi që paraqesin grupe të tilla të dhunshme".
"Oficerët e shërbimit policor të Irlandës së Veriut kanë bërë një numër arrestimesh në bazë të Aktit të Terrorizmit", tha policia lokale në një njoftim për media lidhur me arrestimet. "Irlanda e Veriut sot është në proces në vazhdim të hetimeve mbi aktivitetet e IRA-s së Re".
Një operacion i ngjashëm është kryer edhe në Irlandë ndërsa policia kreu bastisje në adresat e ndryshme.
Individët besohet të jenë anëtarë të rangut të lartë të IRA-së së Re, një grup republikan disident diskriminues përgjegjës për vrasjen e gazetares Lyra McKee dhe një incidenti me makinë bombë që kishte për objektiv gjykatën në Londonderry vitin e kaluar.
Turbulencat, një epokë konflikti midis qeverisë britanike dhe paramilitarëve pro-britanikë nga njëra anë dhe republikanëve irlandezë dhe nacionalistëve nga ana tjetër, përfundoi në vitin 1998. Marrëveshja e Belfastit i dha fund dekadave të luftës së armatosur në rajonin e ndarë të Mbretërisë së Bashkuar të Irlandës së Veriut.
Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës nënshkruan marrëveshjen, të ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe 8 parti politike në Irlandën e Veriut më 10 prill 1998.
Marrëveshja e quajtur si Marrëveshja e së Premtes së Mirë, kryesisht i dha fund dhunës së epokës së turbulencës, në të cilën 3.500 persona humbën jetën.
Megjithatë, grupet e ndara të IRA-s ende janë aktive në rajon, të cilat kundërshtojnë zgjidhjen politike. IRA e Re përmendet si më e madhja dhe më e rrezikshmja midis tyre.