Yeşim Sert Karaaslan,İsmail Çimen
01 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
LEFKOSA (AA) - Kryeministri turk Binali Yildirim në rezidencën presidenciale u takua me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akinci, raporton Anadolu Agency (AA).
Yildirim në konfrencën e përbashkët të mbajtur pas takimit tha se "marrëdhëniet me Republikën Turke të Qipros Veriore dhe Turqisë nuk janë marrëveshje interesash".
"Këto marrëdhënie në udhëtimin për të ardhmen e Qipros Veriore janë plotësisht për përgatitjen e një strukture federative me një përfaqësim të drejtë si dhe që ajo të jetë e përgatitur fuqishëm, në gatishmërinë e saj nga pikëpamja politike dhe ekonomike, si dhe në barazinë mes palëve në një zgjidhje të mundshme", tha kryeministri turk.
- "Mendoj se do të jetë një mesazh i mirë për botën"
Në lidhje me negociatat e Qipros duke vënë në dukje se përpjekja në trajtimin e çështjeve proceduriale do të vështirësojë arritjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe të drejtë Yildirim tha se: "Preferenca ime është që i nderuari president i Qipros Jugore Greke të takohet me presidentin tonë, të takohet e të bisedojë me ne. Presidenti i Qipros Veriore turke të takohet me të nderuarin Tsipras. Unë mendoj se këto do të jenë një mesazh i bukur për botën dhe dy shoqëritë përsa i përket sinqeritetit të palëve në lidhje me këtë çështje".
- "Nuk është në përputhje me Aleancën"
Ndërsa ndaj pyejtes së një gazetari në lidhje me konfiskimin e një rakete antitank të prodhimit SHBA-Suedi në rajonin Nusaybin të qytetit Mardin të Turqisë, Yildirim u shpreh: "Sigurisht që nuk është në përputhje me Aleancën. Aleat do të thotë të qënurit partner strategjik, të tregohet respekt i ndërsjellë ndaj të drejtës dhe ligjit. Në luftën e Turqisë kundër terrorizmit presim që të gjithë miqtë tanë të jenë në anën tonë".
"Si vend garantues Turqia duke u bazuar në vullnetin e dy popujve formues të përbashkët të këtij ishulli të bukur pret me sinqeritet që brenda një viti të ardhshëm të arrihet një zgjidhje e negociuar politike", tha Yildirim.
- "Mbështetja jonë do të vazhdojë me vendosmëri"
Ai vuri në dukje se Turqia është pranë popullit turk të Qipros në çdo moment. "Mbështetja jonë në çështjet e sigurisë dhe të zhvillimit do të vazhdojë me vendosmëri. Do të vazhdojmë duke i rritur punimet tona të vendosura për rritjen e qetësisë dhe stabilitetit si dhe në rritjen e mirëqenies në ishull. Them se vëllezërit tanë në Turqi ashtu si dje edhe sot por edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përmbushin njëlloj përgjegjësitë historike dhe të premtuara për ofrimin e të drejtës, ligjit dhe shpëtimit të popullit turk të Qipros", tha kryeministri turk.