Gülbahar Sayım
20 Prill 2017•Përditësim: 20 Prill 2017
KINSHASA (AA) – Në Republikën Demokratike të Kongos janë zbuluar 17 varreza masive, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Republikën Demokratike të Kongos, Jose Maria Aranaz, në një deklaratë për AA tha se në pjesën qendrore të shtetit, në rajonin Kasai, ku në 8 muajt e fundit kanë ndodhur incidente të dhunshme janë zbuluar 17 varreza të tjera masive.