Adem Şalvarcıoğlu
27 mars 2017•Përditësim: 28 mars 2017
XHAKARTË (AA) - Presidenti i Indonezisë Joko Widodo, sipas kalkulimeve të tij, ka njoftuar se në 100 vjetorin e pavarësisë së Indonezisë, në vitin 2045, vendi do të jetë ekonomia e katërt më e madhe në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Widodo foli për kalkulimet e bëra nga Zyra Koordinuese Ekonomike, Ministria e Financave dhe Këshilli Kombëtar për Zhvillim dhe Planifikim (Bappenas).
Sipas këtyre kalkulimeve, Widodo tha se Indonezia në vitin 2045 do të ketë ekonominë e katërt më të madhe në botë.