Aldıjana Hadzıc
26 Korrik 2017•Përditësim: 27 Korrik 2017
SHËN PETERBURG (AA) - Nëndetësja bërthamore ruse me raketa balistike 'Dmitry Donskoy' mbërriti në Shën Petersburg, që të jetë pjesë e paradës me rastin e Ditës të forcave detare të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas disa mediave, bëhet fjalë për nëndetësen më të madhe aktive në botë, e cila i përket klasit Tajfun.
Nëndetësja disponon me arsenal prej 20 kokave bërthamore, dhe mund të pranojë më shumë se 700 anëtarë të ekuipazhit. Gjatësia e saj është 175 metra dhe është një nga anijet më të rrezikshme nga periudha e Luftës së Ftohtë.
Dita e Marinës ruse shënohet në fund të korrikut, kurse në paradën e këtij viti në Shën Petersburg do të marrin pjesë rreth dhjetë anije dhe anije të tjera të Flotës Veriore të Rusisë, përfshirë edhe nëndetësen 'Dmitry Donskoy', kryqëzorin e rëndë të raketave bërthamore Pyotr Veliky, kryqëzori i raketave Marshall Ustinov dhe nëndetësen shkatërruese Vice-admirali Kulakov.