Mohamad Misto,Selen Temizer
26 Korrik 2017•Përditësim: 27 Korrik 2017
HASEKE/ANKARA (AA) - Organizata terroriste në Siri PKK/PYD dhe regjimi i Asadit, ndajnë të ardhurat e fituara nga nafta e nxjerrë nga fushat që gjenden në Haseke të Sirisë, qytet i okupuar nga organizata terroriste.
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i Anadolu Agency (AA) nga burimet lokale, PKK/PYD dhe regjimi, kontrollojnë së bashku 9 fusha të naftës, 3 prej të cilëve janë aktive ndërsa 6 të tjerë në gjendje joaktive.
Në fushat Rumejlan, Suvejdije dhe Karaçok ku vazhdon prodhimi i naftës, nga rreth 350 puse të vogla, nxirren 30-35 mijë fuçi naftë në ditë.

PKK/PYD, para një kohe të shkurtër kontrollin e Departamentit për Prodhimin e Naftës në Rumejlan ia dorëzoi sërish regjimit dhe ishte bërë marrëveshje mes tyre për ndarjen e të ardhurave.
Sipas marrëveshjes, regjimi merr 65 përqind të të ardhurave, ndërsa PKK/PYD 20 përqind. Organizata terroriste pjesën tjetër ia jep forcave lokale arabe përgjegjës për mbrojtjen e fushave.
Ndërsa pagat për rojet dhe punonjësve të tjerë i jep regjimi.
PKK/PYD, ende vazhdon të mbaj një zyrë në Rumejlan. Punonjësit në këto zyra, i japin raport PKK/PYD në lidhje me prodhimin e naftës.
Nafta që nxirret prej këtu, me anë të mauneve, dërgohen në rafineritë në pjesën qendrore të vendit, Humus i cili është nën kontrollin e regjimit.
Këtë transfer e merr përsipër biznesmeni Husam Katirci, i cili njihet me afërsinë e tij me familjen Asad. Drejtimi i naftës që nxirret nga Haseke është rajoni Sinxhar i Irakut.
Riparohen linjat përçuese
Fushat e naftës Kahtanije, Bedran, Zarba, Saide, Babasi dhe Aljan nuk janë aktive.
Gjendja e naftës nga këto fusha do të përcaktohet pas riparimit të linjave përçuese. Pas riparimit, nafta që do të nxirret nga këto fusha, parashikohet të dërgohet në rafineritë në Humus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Naftës të regjimit sirian, para luftës së brendshme që nisi në mars të vitit 2011, në mbarë vendin prodhoheshin 385 mijë fuçi naftë në ditë. Ndërsa 150 mijë prej tyre janë eksportuar, ndërsa pjesa tjetër ishte duke përdorur për përdorim të brendshëm pas përpunimit të tyre në rafineritë në Humus dhe Banjas në bregun e Detit Mesdhe.
Prodhimi mesatar i naftës në vitin 2012 ishte 164 mijë fuçi në ditë kurse në vitin 2013 ra në 28 mijë dhe në vitin 2014 vetëm në 14 mijë fuçi.
Ministri i Energjisë së Rusisë, Aleksandar Novak, në dekalaratën e tij në muajin mars, tha se për rikthimin e prodhimit që ka rënë në 7-10 mijë fuçi, kompanitë ruse janë në kontakt me "partnerët e tyre rusë".
Nafta para luftës së brendshme përbënte 25 përqind të të ardhurave të vendit ndërsa 95 përqind e prodhimit eksportohej në Bashkimin Evropian.