Cem Genco
02 Maj 2018•Përditësim: 02 Maj 2018
HATAY (AA) – Ndihma humanitare e Kombeve të Bashkuara (OKB) u është dërguar qytetarëve sirianë në Idlib, ndërsa bëhet fjalë për një autokolonë prej 22 kamionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëron gazetari i AA-së nga Hatay, autokolona me ndihma humanitare kaloi nga qyteti Hatay i Turqisë në territorin e Sirisë përmes vendkalimin kufitar Cilvegoz.
Po ashtu mësohet se ndihma humanitare gjatë ditëve të ardhshme do t’i ndahet banorëve brenda dhe rreth qytetit Idlib.