Bayram Altuğ
02 Maj 2018•Përditësim: 03 Maj 2018
GJENEVË (AA) - Kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer, tha se Siria është në një pikë kthese dhe në prag të një procesi të ri, raporton Anadolu Agency (AA).
Maurer zhvilloi një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ku bëri vlerësime rreth aktiviteteve të ndihmës në zonat e konfliktit, veçanërisht në Siri.
"Mendoj se jemi në prag të një procesi të ri në Siri", tha Maurer duke tërhequr vëmendjen se gjendja në Siri për Kryqin e Kuq është shumë më ndryshe nga ajo e vitit të kaluar ose dy viteve të fundit.
Ai nënvizoi se 6 vitet e para të luftës civile në vend i kanë kaluar në përpjekje dhe negociata për të arritur deri tek civilët të cilët ndodhen në rajonet e rrethuara dhe të kontrolluara nga regjimi i Bashar Al Asadit dhe ato të kontrolluara nga opozita.
Maurer tha se në Siri janë në një pikë kthese. "Aktorët e mëdhenj ose do të arrijnë marrëveshje nga gjendja aktuale për të përfunduar luftën ose sërish do të përballemi me një gjendje shumë të rrezikshme ku do të fillojnë përleshje të reja të armatosura", u shpreh ai.
"Kemi marrë 13 mijë kërkesa për personat e humbur"
Maurer gjithashtu duke folur se një nga problemet më serioze me të cilin përballen në Siri janë "personat e humbur". Ai potencoi se në 8 muajt e fundit kanë marrë 13 mijë kërkesa për personat e humbur nga të afërmit e tyre.
"Ku është biri im? A është burri im në qendrën e paraburgimit? A ka vdekur, ose e ka braktisur vendin?" janë pyetjet me të cilat përballen më së shumti, tha Maurer, duke theksuar se shumica e humbjeve në vend ndodhin për shkaqe politike.
"2.5 milionë irakianë nuk arritën të kthehen në shtëpitë e tyre"
Ndërkohë, Maurer duke treguar se në Irak 5 milionë civilë janë zhvendosur nga vendet e tyre, nga të cilët 2.5 milionë janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe se ndihmojnë këto familje që të kthehen në jetën normale, tha se 2.5 milionë irakianë të tjerë që jetojnë në kampe nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkaqe politike dhe etnike.
Ai tha se mundohen që kapacitetet dhe resurset e ICRC-së në Siri, Irak dhe Jemen t'i përdorin në mënyrë më të barabartë dhe të drejtë.
Maurer tha se pas dhjetë ditësh do ta vizitojnë Republikën Demokratike të Kongos, vend i cili po përballet me krizë humanitare. Kreu i ICRC-së tha se në muajin qershor do të ndjek nga afër aktivitetet e ndihmës së ICRC-së për muslimanët e Arakanit në Bangladesh dhe Mianmar.