Seda Sevencan
24 Qershor 2020•Përditësim: 24 Qershor 2020
OKB dërgoi 33 kamionë me ndihma humanitare në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë për shkak të konfliktit të brendshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunat me furnizime hynë në Idlib përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu në provincën jugore të Turqisë, Hatay.
Ndihma do të shpërndahet midis banorëve të Idlib dhe zonave rurale përrreth saj.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit u përpoq të shuajë me dhunë të paparë protestat pro-demokracisë.
Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se dhjetë milionë të tjerë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së.
Idlibi bën pjesë brenda një zone të deesklaimit të caktuar sipas një marrëveshjeje midis Turqisë dhe Rusisë.
Zona ka qenë subjekt i marrëveshjeve të shumta për armëpushim, të cilat janë shkelur shpesh nga regjimi i Asadit dhe aleatët e tij.
Aktualisht, Idlibi strehon katër milionë civilë, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur në vitet e fundit nga forcat e regjimit.