Sinan Doğan
24 Qershor 2020•Përditësim: 25 Qershor 2020
Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në shtetin Chihuahua të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat meksikane, avioni i llojit TU206G i cili u nis nga qyteti lindor Camargo për në Sinaloa, është rrëzuar në shtetin Chihuahua.
Zyrtarët njoftuan se piloti Leonilo Gonzalez Olivas dhe 5 të tjerë e kanë humbur jetën.
Lidhur me aksidentin ajror kanë filluar hetimet.