İdris Okuducu
07 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
MOSUL (AA) – Në kuadër të operacionit për çlirimin e Mosul-it nga terroristët e DEASH-it, forcat kurde Peshmerga kanë hynë në lagjen Bashika në verilindje të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Peshmergët mëngjesin e sotëm kanë hyrë nga tre anë në Bashika ku po zhvillohen luftime në rrugë.
Në vijën e parë të frontit kundër terroristëve të DEASH-it po luftojnë njësitë speciale të Peshmergëve "Zerevan" të cilët me automjete në orët e para të mëngjesit kanë arritur të shpërthejnë vijat e DEASH-it.