Şeyma Erkul Dayanç
20 nëntor 2026•Përditësim: 20 nëntor 2026
Lideri i opozitës çeke, Martin Kupka, i ka bërë thirrje Pragës që të zgjerojë bashkëpunimin me Ukrainën në fushën e mbrojtjes kundër dronëve, duke e cilësuar këtë si një mundësi për të përmirësuar kapacitetet ushtarake të vendit, transmeton Anadolu.
Kupka, lider i Partisë Demokratike Qytetare, i bëri këto deklarata pas një takimi me kryeparlamentarin ukrainas, Ruslan Stefanchuk, sot në Kiev.
Siç raporton Radio Prague International, bisedimet përfshinë gjithashtu vazhdimin e nismës çeke për furnizimin me municione dhe mbështetjen e Pragës për Kievin.
Kupka tha se Ukraina ka fituar përvojë të gjerë në përdorimin e dronëve në luftën moderne, duke shtuar se bashkëpunimi me kompanitë dhe qeverinë ukrainase mund të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes çeke.
Gjatë vizitës së tij, Kupka dje u dorëzoi zjarrfikësve ukrainas pajisje me vlerë mbi 500.000 koruna çeke (rreth 24.000 dollarë).