İdris Okuducu
24 Tetor 2017•Përditësim: 24 Tetor 2017
ERBIL (AA) – Partitë opozitare në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut publikuan një njoftim të përbashkët prej 5 pikësh për tejkalimin e krizës në udhëheqjen e Erbilit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Koalicioni për Demokraci dhe Drejtësi”, nën kryesimin e zv/sekretarit të dytë të përgjithshëm të ish Unitetit të Atdhedashësve të Kurdistanit (KYB), Partisë së Shoqërisë Islame dhe Lëvizjes Gorane (Lëvizja për Ndryshim), të cilat janë opozitë kryesore në ARK publikuan një njoftim të përbashkët për tejkalimin e krizës në të cilën ndodhet udhëheqja e Erbilit.
Në këtë njoftim përfshihen 5 pika të rëndësishme si shfuqizimi i presidencës së ARK-së dhe organizimi i zgjedhjeve të drejta, me pjesëmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë.
“Nevojitet shfuqizimi i presidencës së ARK-së dhe në bazë të ligjeve detyrat e tyre t’u jepen institucioneve shtetërore, që Parlamenti i ARK-së të jetë burim i ekzekutivit dhe legjislativit dhe që të mos jetë nën ndikim të asnjë partie politike, që qeveria qendrore e Irakut të veprojë në kuadër të ligjeve dhe të normalizojë kushtet për kthimin e atyre që u zhvendosën nga shtëpitë e tyre në rajon, të mbrohet statusi politik dhe uniteti i popullit të ARK-së si dhe të organizohen zgjedhjet e drejta me pjesëmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.