Abdirahman Ali Mohamed
10 Prill 2020•Përditësim: 12 Prill 2020
Organizata terroriste Al Shabaab ka pësuar humbje të mëdha muajin e kaluar, ndërsa kërcënimi kryesor i sigurisë në Afrikën Lindore ka mbetur pa shtatë udhëheqësit e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë muajit të kaluar, Al Shabaab ka pësuar humbjet më të mëdha ndonjëherë. Katër liderë të Al Shabaab u vranë dhe dy u arrestuan në operacionet antiterroriste të kryera nga forcat somaleze dhe amerikane, kurse njëri nga krerët u vra në përleshjet e brendshme midis terroristëve.
Në mesin e krerëve të neutralizuar të Al Shabaab është Yusuf Nur Hasan (Jiis) i cili u vra në një sulm ajror amerikan më 2 prill, i cili njihet si një nga themeluesit e organizatës terroriste në Somali. Yusuf ka qenë një nga grumbulluesit më të mëdhenj të ndihmës për Al Shabaab në të gjithë botën.
Jusuf Sheekh, i cili drejtoi operacionet e inteligjencës për Al Shabaab, gjithashtu u neutralizua në të njëjtën sulm ajror.
Shërbimi i Inteligjencës i Somalisë (NISA) njoftoi se më 10 mars, Musa Moalim, i njohur gjithashtu si Muaviya, i cili ishte organizatori kryesorë i atentatit në Somali, u ekzekutua brenda Al Shabaab. Ai u ekzekutua për mosbindje ndaj udhëheqësit të Al Shabaab, Ahmed Diriya, i cili dha urdhër për ekzekutimin e tij.