Ekip
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
MOGADISHU (AA) – Së paku pesë persona, duke përfshirë katër pjesëtarë të stafit të sigurisë së Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe një civil, u plagosën gjatë një sulmi me bombë në kryeqytetin somalez, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdifatah Omar Hallane, zëdhënësi i administratës rajonale të Banadirit, përmes telefonit u shpreh për AA se autobomba ka shpërthyer në afërsi të selisë së UNDP-së në këtë vend.
Shefi i policisë në Mogadishu, Bishar Abshir Gedi po ashtu konfirmoi incidentin dhe numrin e të lënduarve. Dëshmitari Mohamud Ilmi, tha se bomba ishte vendosur në një automjet i cili ishte parkuar afër ndërtesës së UNDP-së.
Grupi militant al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin.