Ekip
18 Korrik 2017•Përditësim: 18 Korrik 2017
KARAÇI (AA) – Së paku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë u lënduan gjatë shembjes së ndërtesës trekatëshe në lagjen e varfër të qytetit port pakistanez Karaçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërtesa u shemb sot në mëngjes teksa banorët ende flinin, ndërsa ekipet e shpëtimit edhe më tej janë në terren dhe kërkojnë nën rrënoja.
Deri tani nën rrënoja janë nxjerrë trupat e pajetë të katër personave dhe janë shpëtuar tetë të lënduar.
Në mesin e të vdekurve janë edhe dy fëmijë. Zëvendës-komisari i policisë në Karaçi, Farid Uddin tha se nuk dihet shkaku për shembjen e ndërtesës dhe se për objektin në fjalë janë ngritur hetime.
Rezultatet paraprake tregojnë për konstruksion të keq dhe vjetërsi të objektit.