Gülşen Topçu
18 Korrik 2017•Përditësim: 18 Korrik 2017
JERUSALEM (AA) – Në përleshjet e ndodhura në qarkun Silvan të Jerusalemit një palestinez është plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se një i ri është plagosur rëndë në përleshjet në Silvan.
Në rajonet El-Iseviyye, Surbahir, Ebu Dis në Jerusalem si dhe në Kampin Shufat erdh deri tek përleshjet mes ushtarëve izraelitë dhe të rinjve palestinezë.
Sipas informacioneve të dëshmitarëve, ushtarët izraelitë kanë përdorur plumba të vërtetë dhe plumba gome ndaj palestinezëve, si dhe kanë ndërhyrë ndaj tyre me gaz lotsjellës.
Në anën tjetër, në një deklaratë nga Qendra Informative “Vadi Hulva” thuhet se një grup i ushtarëve izraelitë kanë bastisur spitalin El-Makasid në Jerusalem, por që deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë informacion se të plagosurit të cilët po marrin trajtim në atë spital janë arrestuar.