Vesna Besiç
24 Shkurt 2018•Përditësim: 25 Shkurt 2018
CHICAGO (AA) – Pamja nga kati i 94-të i ndërtesës së John Hancock në Chicago ofron kënaqësi në qytetin e tretë më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ndërtesa ndodhet në Michigan Avenue në Chicago, duke ofruar pamje spektakolare të këtij qyteti amerikan. Objektivi i fotoreporterit të Anadolu Agency (AA) regjistroi këto ditë pamje të Chicago-s gjatë ditës dhe natës.

Chicago, pas New York dhe Los Angeles, është qyteti i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas vlerësimit të vitit 2006, ajo ka pasur 2,833,321 banorë. Chicago është qyteti i katërt më i madh në kontinentin e Amerikës së Veriut dhe qyteti i shtatë më i madh në hemisferën perëndimore.
