Furkan Naci Top
16 Prill 2016•Përditësim: 17 Prill 2016
LESBOS (AA) – Papa Françesku, pas vizitës në Lesbos do të kthehet në Vatikan së bashku me 10 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve nga Agjencia e lajmeve Atina (ANA), papa Papa Françesku, si simbol mbështetjeje për programin e vendosjes së refugjatëve në vendet europiane, do të dërgojë në Vatikan 10 refugjatë.
Grupi do të përzgjidhet nga mesi i refugjatëve që kanë mbetur të bllokuar në Greqi të cilët kanë arritur në këtë shtet para hyrjes në fuqi më 20 mars të marrëveshjes midis Turqisë dhe Bashkimit Europian në lidhje me migrantët.
Gjithashtu njoftohet se grupi i refugjatëve do të përbëhet nga persona me problem shëndetësore, me aftësi të kufizuara ose familje me një prind.