Diyar Güldoğan
16 Prill 2016•Përditësim: 18 Prill 2016
LEFKOSA (AA) – President i Qipros Turke, Mustafa Akinci, ka aprovuar kabinetin e ri qeveritar të koalicionit i cili do të drejtohet nga kryeministri Huseyin Ozgurgun, raporton Anadolu Agency (AA).
Miratimi i sotëm vjen si rrjedhojë e vendimit të partisë UBP, partneri më i vogël në koalicion me partinë Republikane Turke që të tërhiqet nga qeveria më 2 prill.
Ndërkohë, partia e kryeministrit Ozgurgun formoi një koalicion me Forcat Kombëtare të Partisë Demokratike për çka më vonë presidentit Akinci ia dërgoi listën me emrat e ministrave.
Republika Turke e Qipros Veriore është në bisedime me administratën e Qipros Greke, ndërkohë që mbizotëron një entuziazëm i lartë për një marrëveshje për bashkim që mund të arrihet këtë vit.