Mahmoud Mohamed Barakat
05 Mars 2021•Përditësim: 05 Mars 2021
Papa Françesku ka mbërritur në kryeqytetin irakian Bagdad për një vizitë zyrtare katër-ditore, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror "Al-Iraqiya" transmetoi drejtpërdrejtë uljen e avionit të Papës.
Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit nga kryeministri irakian, Mustafa Al-Kadhimi, si dhe një numër i madh zyrtarësh dhe klerikësh të feve dhe sekteve të ndryshme irakiane.
Kjo është vizita e parë e një Pape të Vatikanit në Irak dhe gjithashtu është turneu i parë i Papa Françeskut jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).