Mahmoud Barakat
29 Gusht 2019•Përditësim: 03 Shtator 2019
Katari ka njoftuar se ka emëruar ambasador të ri në Jordani dy vjet pas uljes së nivelit të marrëdhënieve diplomatike të shkaktuar nga kriza e Gjirit, ka bërë të ditur Agjencia e Lajmeve të Katarit (QNA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka emëruar Jassim bin Mohammed si "ambasador të jashtëzakonshëm" në Jordani, njofton QNA.
Në muajin korrik, mbreti Abdullah II i Jordanisë emëroi Zaid al-Lawzi, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme si ambasador i Jordanit në Doha.
Në qershor të vitit 2017, Amman uli nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Katarin për shkak të krizës së Gjirit, kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti papritmas ndërprenë lidhjet me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e grupeve terroriste.
Katari, nga ana e tij, zëshëm ka mohuar akuzat, duke përshkruar embargon e udhëhequr nga Arabia Saudite si një shkelje e ligjit ndërkombëtar.