Gülşen Çağatay
29 Gusht 2019•Përditësim: 30 Gusht 2019
Kompania turke "Zorlu Energy" së bashku me Kompaninë Elektrike të Qarkut të Kudsit (JDECO) do të instalojnë një central elektrik të energjisë diellore me 1.8 megavat (MW) në rrethin Ariha (Jericho) të Palestinës, njoftoi kompania turke Zorlu, raporton Anadolu Agency (AA).
"Zorlu Energy" dhe JDECO themeluan një kompani të re në maj dhe hapën degën e tyre në Palestinë.
Zorlu Enerji Elektrik Uretim A.S. do të mbajë 75 për qind të aksioneve në kompaninë e sapoformuar, ndërsa JDECO do të mbajë pjesën e mbetur të aksioneve.
Për të përmbushur nevojat e energjisë elektrike të Palestinës, kompania e sapokrijuar planifikon të instalojë centrale elektrike diellore në rajone të ndryshme të vendit.
Duke komentuar bashkëpunimin e fundit të energjisë diellore, drejtori ekzekutiv i "Zorlu Energy", Sinan Ak tha se kompania do të përdorë përvojën e saj 25 vjeçare të energjisë së rinovueshme në vende të ndryshme për të zgjeruar biznesin e saj me qëllim të arritjes së një kapaciteti total të instaluar diellor prej 100 MW në Palestinë.