Burak Yılmaz
14 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
NEW YORK (AA) - Pas sulmeve të ndodhura në Paris, kryeqytetin e Francës në qytetet e mëdha në SHBA janë rritur nivelet e sigurisë kundër një sulmi të mundshëm të ngjashëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia e New Yorkut theksohet se nuk bëhet fjalë për një sulm kundrejt qytetit, por masat e sigurisët janë rritur në nivel të lartë kundër çdo rasti të mundshëm.
Në deklaratë theksohet ndër të tjera se policia është angazhuar në disa zona duke rritur sigurinë në rajone të dendura me popullsi apo vizitorë, si dhe në vendet ku ndodhen institucione franceze.
Prefekti i New Yorkut, Andrew Cuomo ka dhënë uzhëzimin që të gjithë forcat e sigurisë të jenë në gadishmëri.
Për shkak të sulmit në Paris edhe Qendra Tregtare Botërore në New York është ndriçuar me ngjyrat e flamurit frencez.