Ömer Aydın
04 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
STRASBURG (AA) - Parlamenti Evropian (PE) ka dhënë sot dritë jeshile për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, një hap i rëndësishëm i cili hap rrugën për hyrje në fuqi të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Para procedurës së votimit në PE Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha se vendet anëtare kanë një mundësi të krijojnë histori për çka apeloi që të votojnë 'për', dhe këtë ta bëjnë në emër të humanizmit.
Pas kësaj vijoi procesi i votimit në të cilin 610 votuan për, 38 kundër dhe 31 deputetë abstenuan, me çka marrëveshja e Parisit e sjell limitin e ngrohjes globale në dy gradë celzius më poshtë nga që është tani.
Sekretari Ban Ki-moon para votimit në fjalimin e tij në PE bëri thirrje që të pranohet Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.