Sinan Doğan
01 Qershor 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në shtetin e Amerikës Latine, Peru, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 135 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë në Peru, në një deklaratë theksoi se me 135 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 4.506 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend, ndërsa me 8.805 rastet e reja ka arritur në 164.476 numri i rasteve me koronavirus.
Numri i rasteve të regjistruara në 24 orët e fundit theksohet se është shifra më e lartë e rasteve që nga fillimi i pandemisë në vend.
Ndërkohë bëhet e ditur se numri i të shëruarve nga virusi ka arritur në 66.447.
Në Peru rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 6 mars, ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.