Sinan Doğan
20 dhjetor 2022•Përditësim: 20 dhjetor 2022
Numri i të vdekurve në protestat mbarëkombëtare në Peru të shkaktuara nga rrëzimi i ish-presidentit Pedro Castillo është rritur në 26, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate bëri të ditur se 61 persona janë duke u trajtuar në spitale.
Mijëra njerëz dolën në rrugë në shumë qytete duke kërkuar dorëheqjen e presidentes së re Dina Boluarte dhe lirimin e Castillo-s, i cili ndodhet në paraburgim.
Zyra e Ombudsmanit të Perusë në Twitter kërkoi një "hetim urgjent" për vrasjen e qytetarëve në protesta.
Më 7 dhjetor, dy ministra dhanë dorëheqje nga detyrat e tyre pas viktimave të para në protesta. Propozimi i Boluarte-s për të mbajtur zgjedhjet dhjetorin e ardhshëm u refuzua në një votim në Kongres.
Peruja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare 30-ditore, ndërsa përleshjet mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në disa zona për shkak të shkarkimit dhe arrestimit të ish-presidentit Castillo më 7 dhjetor.