Zeynep Tüfekçi
25 Gusht 2017•Përditësim: 25 Gusht 2017
KAJRO (AA) - Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, njoftohet se ka kryer një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Presidenca e Egjiptit, theksohet se Trump i cili ka telefonuar Sisi-n ka vënë në dukje dëshirën për zhvillimin e marrëdhënieve dhe heqjen e pengesave mes dy vendeve.
Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se edhe Sisi ka vënë në dukje "forcimin e marrëdhënieve strategjike për realizimin e interesave të të dy popujve miq si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit intensiv që kryhet në çështjet me rëndësi të përbashkët mes Egjiptit dhe SHBA-ve."
Sipas lajmit të Reuters të cilin e bazon në burimet e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se SHBA me arsyetimin se Egjipti nuk ka shënuar përparime në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, planifikon mos pagesën e 95,7 milionë dollarëve, dhe shtyrjen e pagesës për 195 milionë dollarë ndihma që do të kryheshin për Egjiptin.
SHBA planifikon ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Egjiptin
Ndërsa Ministria e Jashtme e Egjiptit e ka cilësuar "vlerësim të gabuar" planin e SHBA-ve e cila me arsyetimin se nuk janë shënuar përparime në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë ka planifikuar pezullimin e një pjese të ndihmave që do të kryente ndaj Egjiptit.
Egjipti: Vendimi i SHBA-ve mund të ndikojë negativisht në interesat e përbashkëta
Në kuadër të marrëveshjes së paqes Camp David e kryer në vitin 1979 mes Egjiptit dhe Izraelit, Amerika kryen një ndihmë prej 1,5 miliardë dollarë në vit ndaj Egjiptit ku 1,3 miliardë dollarë prej tyre janë ndihma ushtarake.