Ekip
25 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
MOSKË (AA) - Si pasojë e rënies së një autobusi në det i cili transportonte punonjësit në rajonin Krasnodar të Rusisë njoftohet se kanë humbur jetën 14 persona dhe janë plagosur 24 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Emergjencave Civile të Rusisë theksohet se një autobus i cili transportonte punonjësit në rajonin Krasnodar në jug të vendit ka rënë në det pasi ka dalë nga rruga.
Në deklaratën ku bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 14 persona dhe janë plagosur 24 të tjerë nga të cilët 8 në gjendje të rëndë, theksohet se autobusi po transportonte punëtorët e kompanisë së naftës dhe të gazit natyral Tamanneftegaz.