Vügar Novruzoğlu
13 Mars 2016•Përditësim: 14 Mars 2016
MOSKË (AA) - Njoftohet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në deklaratën e tij për agjencinë TASS në lidhje me sulmin, tha se: "Vladimir Putin, dënon sulmin e egër i cili ndodhi në Ankara. Presidenti rus vajton së bashku me popullin turk të ekspozuar edhe ndaj një sulmi terrorist ku humbën jetën një numër i madh personash".
Peskov në deklaratën e tij transmetoi se Putini iu shpreh ngushëllimet të afërmeve të viktimave në sulm dhe uron shërim të shpejt për të plagosurit.