Amina Zorniç
14 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
SAO PAOLO (AA) – Më shumë se një milion brazilianë të 26 shteteve federale kanë dalë në rrugët e qyteteve në mbarë vendin duke protestuar kundër presidentes së vendit, Dilma Rousseff, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan “The Guardian”, si pasojë e recesionit më të madh në historinë e vendit dhe skandalit më të madh në Brazil, analistët besojnë se protestat e qytetarëve janë edhe një varg i hapave para përfundimit të mandatit katër vjeçar të Rousseff.
Në rrugët e Sao Paolos dje dolën afër 450.000 qytetarë, dyfish më shumë se në protestat e vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, burimet policore bënë të ditur se janë regjistruar më shumë se 3.5 milionë brazilianë në protestat në 320 qytete, duke përfshirë 100.000 në Brazili dhe 70.000 në Curitib.
Në rrugët e Rio de Janeiros kanë qenë një milion banorë, ndërsa këtë tubim e siguruan një numër i madh i policëve.
“Kjo që tani po ndodh në Brazil është horror. Në pushtet është një organizatë kriminale që plaçkit resurset shtetërore, po shkatërron vendin tonë”, tha 53 vjeçari Paulo Rodriguez.
Për shkak të krizës politike dhe ekonomike në Brazil, Rousseff disa herë ka deklaruar se nuk ka “shkaqe të vërteta” për dorëheqjen e saj.