Ömer Tuğrul Çam
01 Prill 2022•Përditësim: 01 Prill 2022
Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, njoftoi se do të vizitojë Kievin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e saj në rrjetet sociale, Mestola tha se "Unë po shkoj në Kiev. Do të përcjell një mesazh mbështetjeje dhe shprese në emër të Parlamentit Evropian".
Metsola, e cila ka publikuar një foto të realizuar para një treni, nuk ka dhënë detaje për vizitën e saj. Thuhet se detajet e vizitës janë mbajtur të fshehura për arsye sigurie.
Metsola do të jetë kreu i institucionit të parë të Bashkimit Evropian (BE) që do të vizitojë Kievin pas fillimit të ofensivës ruse.
Më herët, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, kryeministri çek, Petr Fiala dhe ai slloven, Janez Jansa, shkuan në Kiev dhe u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në videon e tij të publikuar dy javë më parë, Zelensky tha: "I ftoj miqtë e Ukrainës të vizitojnë Kievin. Ky vend mund të jetë i rrezikshëm sepse qiejt tanë nuk janë mbyllur ende për raketat dhe avionët rusë".